Sulmi ndaj Abrashit, reagime të ashpra nga qeveria dhe LDK

09/03/2016 00:00

Qeveria e Kosovës dhe subjekti politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë dënuar me deklarata të ashpra sulmin me vezë ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

“Ky veprim i ulët, i marrë përsipër nga një parti opozitare, është akt në vazhdën e sulmeve të dhunshme të drejtuara kundër institucioneve legjitime të Kosovës, në përpjekje që të zbehet progresi i madh që po arrihet, si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e qeverisë, ndërsa me nota më të ashpra vjen reagimi nga partia, së cilës i përket Abrashi.

Duke iu referuar Vetëvendosjes, në deklaratën e LDK-së, ky subjekt politik cilësohet si “sekt neveritës për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që po vazhdon të demonstrojë potencialet kriminale, të cilat i ka vënë në përdorim së fundi përmes hedhjes së molotovëve mbi policët, institucionet, shtëpitë private të udhëheqësve institucionalë, duke djegur makina familjare e zyrtare, duke mbushur selinë e saj dhe objektin e Komunës së Prishtinës me armë vdekjeprurëse, maska fantome dhe pajisjet e tjera kriminale”, thuhet në deklaratën e partisë së kryeministrit Mustafa.

Top Channel