Ledri Vula ‘ndez’ Zvicrën

09/03/2016 00:00

Ledri Vula u ka rrëmbyer zemrat shumë adhuruesve, veçanërisht femrave. Ky fakt konstatohet lehtësisht edhe në komentet që i adresohen reperit në rrjetet sociale, por edhe tek prezenca e tyre nëpër koncerte të tij.

Pas postimit të disa videove, shihet se Ledri ka adhuruese të zjarrta edhe në Zvicër.

Ai ka mbajtur një koncert në këtë shtet dhe ka ndezur atmosferën, ndërsa fanset e tij femra e kanë shoqëruar me brohoritje dhe entuziazëm gjatë gjithë performancës.

Top Channel