Capital T akuzohet për plagjiaturë

09/03/2016 00:00

“Pare, pare” është një nga këngët më të suksesshme të Capital T, por reperi është akuzuar për plagjiaturë.

Sipas shtypit rozë, Capital T e ka vjedhur këtë këngë nga French Montana dhe single-i i tij “Blase”.

Madje, thuhet se përveç muzikës dhe klipit, që janë pothuajse identike me këngën “Blase”, këngëtari ka përkthyer edhe pjesë të tekstit të saj.

Në lidhje me këtë fakt, ka reaguar edhe reperi i labelit TBA, Cyanide. Ai ka postuar lajmin dhe ka shkruar përkrah tij se Capital T nuk ka asnjë këngë origjinale, ndaj ky nuk është lajm.

Top Channel