Barcelona me Camp Nou të ri

09/03/2016 00:00

Barcelona është gati të nisë rimodelimin e stadiumit të saj që do ta quaje Nou Kamp Nou. Klubi katalanas ka përcaktuar kompaninë që do të realizojë kete impuiant te ri që do të përfundojë në vitin 2021 dhe bëhet fjalë për  Nikken Sekkei nga Japonia.

Vendimi u mor nga juria e Komisionit Espai Barca e formuar nga 9 anëtare; 5 nga klubi i Barcelonës, 3 nga kolegji i arkitektëve të qytetit katalanas dhe 1 nga Bashkia e Barcelones.

Mësohet se Kamp Nou i ri do të ketë një kapacitet prej 105 mije vendesh të ulura dhe të gjitha tribunat do të jenë të mbuluara. Strukturat e brendshme të stadiumit do të kenë një sipërfaqe më të madhe, 104 mijë m2, ndërkohë që ajo aktuale është 40 mijë m2.

Investimi për rimodelimin e Kamp Nout shkon 360 milionë Euro dhe është pjesë e një projekti më të gjerë prej 600 milionë Eurosh. financimi për të bërë rikonstruksionin e impiantit gjigand katalanas do të sigurohet nga 3 burime kryesore; 200 milionë do të sigurohen nga marka e stadiumit, 200 milionë nga të ardhurat e sigurara nga vetë impianti, ndërsa 200 milionët e tjera do të garantohen nga huatë.

Top Channel