Napoli, prova si të festojë për golat e fundjavës

09/03/2016 00:00

Napoli e kaloi periudhën e krizës në kampionat, me një humbje dhe 2 barazime dhe tanimë kërkon të fitojë kohën e humbur, e me sigurisht të shkurtojë edhe diferencën e pikëve në tabelën e klasifikimit.

E duke qenë se ndeshja e radhës në letër duket e lehtë, pasi do të luajnë përballë Palermos, futbollistët napolitanë duken mëse të sigurt se mund të largohen nga stadiumi Renzo Barbera edhe me 3 pikë më shumë. Madje në stërvitjen e fundit mendohet se futbollistët kanë bërë prova se si të festojnë pas shënimit të golit.

Njëri pas tjetrit në radhë, Higuain, Hamsik, Callejon, madje edhe portiere Reina rrëshqasin në një pjesë të lagur të fushës, duke improvizuar pikërisht siç ndodh në rastet e shënimit të golit. Ndërkohë këtë veprim mediat italiane, në mënyrë ironike e kanë komentuar sikur futbollistët e kanë më të lehtë që të shkojnë me not në Palermo, se sa me target.

Top Channel