Kur fëmijët janë të sëmurë në shtëpi

09/03/2016 00:00

Kjo është një periudhë e vitit që virozat janë të shumta për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve të motit, luhatjes së temperaturave etj. Dhe fëmijët janë ata që preken më shumë nga këto viroza.

Por teksa ata kalojnë gjithë ditën në shtëpi të sëmurë, mërzite dhe nisin të llastohen, çka ndonjëherë të çojnë në humbjene durimit. Për këtë qëllim është mirë të organizoni ditën që të mos keni momente të tilla mes të bërtiurave dhe grindjeve reciproke. Hapi i parë? Merr frymë thellë dhe pini një çaj bimor.

Përgatisni dhomën e tij
Kur fëmija është me grip apo të ftohtë kërkesat ndaj nënës janë të shumta, kështu që do të bënit mirë të sistemonit dhomën e fëmijës me ato që ai dëshiron. Për shembull mund të merrni një tavolinë ose stol në lartësinë e tij, të vendosni aty lëngjet e frutave, apo uji, gota shumëngjyrëshe, fazoleta me stampime të ndryshme që fëmija i ka qejf etj.

Filma të animuar
Sa më pak të shohë televizor fëmija, më mirë është. Por nuk mund ta evitojmë kur fëmija është gjithë ditën në shtëpi. Në këtë mënyrë vogëlushi i sëmurë kalon mërzinë dhe nuk bëhet shumë i bezdisshëm për prindërit. Është më mirë të programoni se çfarë duhet të shohë, që të mos bëjë ‘zapping’ në televizor.

Pasioni i vizatimit
Krijimtaria një mundësi e mirë për fëmijën që është i detyruar të rrijë gjithë ditën në shtëpi. Vendosini afër të gjitha mjetet e punës, penela, fletë të bardha etj., gjithçka që i duhet për të shprehur talentin e tij.

Menuja e ushqimit
Kur fëmija është i sëmurë ka mjaft teka edhe në ushqim, dhe ky është stersi më i madh për nënën. Mundohuni të vendosni dhe pak kreativitet, por gjithmonë me ushqime të shëndetshme.

Për shembull, mund të bëni një supë me lakër të kuqe dhe panxhar. Kështu do të përfitoni një supë ngjyrë të purpurtë, që për fëmijën mund të duket si ilaçi magjik që do e shërojë. Kësaj mund ti shtoni dhe forma të ndryshme makaronash që fëmija i pëlqen.

Nuk dëshiron të pijë ilaçin
Shumë fëmijë kur vjen momenti për të pirë ilaçin fillojnë të bërtasin, të bredhin me vrap nëpër shtëpi, të kyçin gojën etj. Këto kapriço të sosin durimin, por mos u bëni merak. Ka mjaft mënyra për ta bindur apo edhe ‘mashtruar’ pak që të marrë mjekimin e nevojshëm.

Si fillim mbani në dorë një karamele, që tia jepni direkt pas ilaçit. Apo edhe një lëpirëse, duke e marrë me të mirë. Mundësia e fundit fare? Një shiringë pa agë ku mund të hidhni ilaçin dhe vendoseni në cep të buzës së fëmijës.

Top Channel