Kampionati i NBA, San Antonio rikthehet te fitorja

09/03/2016 00:00

San Antonio Spurs rikthehet te fitorja në kampionatin e NBA. Skuadra teksane që në mungesë të Gregg Popovich drejtohet nga italiani Ettore Messina mposhti Minnesotën në parketin  e kësaj të fundit me rezultatin 116-91.

Ishte një fitore e lehte kjo e Spurs ndaj Minnesotës, me San Antonion që i mbylli llogaritë e kësaj ndeshje që në periodën e tretë. Aldridge dhe West ishin protagonistët për San Antonion me 29 dhe 18 pikë të shënuar duke bërë që të harrohej mungesa e Duncan, Parker dhe Ginobilit. Me këtë fitore San Antonio që është tashmë i kualifikuar në fazën e playoffit e con bilancin e tij në 54 fitore dhe 10 humbje.

Fitore shënoi edhe Toronto Raptors ndaj Brooklyn Nets 104-99. Në Air Canada Center, skuadra e Torontos vuajti jo pak për të marrë këtë fitore ndaj Nets për të cilin basketbollisti më i mirë ishte Brook Lopez me 35 pikë. Ata që e vendosën ndeshjen në favorin e Raptors ishin DeRozan dhe Louri të cilët shënuan pikët vendimtare në castet e fundit të takimit.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Portland mundi në kohë shtesë Washington 116-109, Denver fitoi ndaj New York 110-94, Atlanta triumfoi ndaj Utah 91-84, ndërsa Los Angeles Lakers fitoi me Orlandon 107-98.

Top Channel