Drejt fundit java e Parisit

09/03/2016 00:00

Dita e parafundit në javën e modës pariziene solli të tjera firma prestigjioze veshjesh si Chanel, Valentino dhe Saint Laurent.

Me ftesën e stilistit Karl Lagerfeld, Chanel i mblodhi të gjithë mysafirët dhe këngëtarin Pharrell Williams në rreshtin e parë për të parë sa më afër detajet e krijimeve .

Legjenda e modës Chanel solli dizajnet me kuadrata dhe viza. Nuk mungoi ngjyra rozë e ndezur, e bardha, e zeza dhe e kuqja. Stilisti ka vendosur të risjellë kapelet sërish në modë.

Këtë herë, Chanel ishte larg stilit klasik ku femrat duken të gjitha si koketa.

Ndërkaq Valentino, konceptuar nga Maria Grazia Chiuri dhe Pier Paolo Piçioli, sollën një gërshetim të ngjyrave të tokës, po ashtu veshje të lirshme e të gjera për femrat. Nuk munguan materiali saten dhe as tyli.

E ndërsa Saint Laurent vendosi të sjellë në 2016 stilin e vajzave të festave në vitet ’80-të.

Fustane të shkurtër, xixa, shkëlqim, përçina dhe xhaketa lëkure janë edhe propozimi i këtij koleksioni luksoz për sezonin vjeshtë-dimër.

Top Channel