Skenderaj, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit

09/03/2016 00:00

Pas disa orë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 3-vjeçarit, i cili ishte zhdukur gjatë një shëtitje me të atin e tij pranë lumit Klina në Skenderaj.

Trupin e pajetë të fëmijës e kanë gjetur pjesëtarët e klubit të zhytjes “Trepça”.

Kjo u konfirmua për Top Channel nga zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti tha se pas gjetjes së trupit, rasti do të vazhdojë me procedura të rregullta.

Top Channel