Pritjet spektakolare të portierit italian, edhe Buffon do e kishte zili

08/03/2016 00:00

Me siguri që emrin e tij nuk e keni dëgjuar më parë. Italiani Alessandro Caparco është 32 vjeç dhe është portier në kampionatin rumun të futbollit me CSM Studentesc Iasi.

Së fundi, ai është bërë protagonist në një ndeshje të ekipit të tij ndaj Cluj-it, duke kryer katër pritjeve radhazi në një aksion të vetëm, për të cilat me siguri do ta kishte zili edhe portieri i Kombëtares italiane, Gianluigi Buffon.

Paraqitja e bërë në ndeshjen e fundit në Rumani me siguri që do ta rikthente Caparco-n në futbollin italian, por duke parë moshën e madhe, pavarëisht as që ai ka treguar së fundmi, do të jetë e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

Top Channel