Alpinistët kosovarë në majën e Kilimanxharos, dedikim për gratë e dhunuara

08/03/2016 00:00

Pas 5 ditë ngjitjeje, maja e Kilimanxharos është pushtuar të martën nga 20 alpinistë kosovarë, në një ekspeditë ku për herë të parë merrnin pjesë edhe 8 gra.

Ashtu siç kishte deklaruar para nisjes drejt majës më të lartë në Afrikë, alpinistja Merita Gashi, në Ditën ndërkombëtare të Gruas ngriti flamurin e Kosovës.

Me mbishkrimin “Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë”, të shkruar edhe në gjuhën angleze dhe frenge, ajo bëri një akt simbolik për të kërkuar drejtësi për 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës së fundit.

Flamurin, të cilin e ngriti në Kilimanxharo, aplinistes Gashi ia dhuroi para nisjes Presidentja në largim, Atifete Jahjaga.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel