Rita Ora takohet me Princin e Uellsit, i flet për Kosovën
08/03/2016 00:00
Ajo shpesh herë bën postime lidhur me vendlindjen e saj, Kosovën, por ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet me Princin e Uellsit. Rita Ora, para disa muajsh është emëruar si Ambasadore e Nderit e Kosovës.
Këngëtarja ka treguar se në ceremoninë që ajo ishte e ftuar, ka bërë një bisedë lidhur me vendin e bukur, Kosovën.
“Çfarë nderi i madh kur flet me Princin e Uellsit rrreth vendit tim të bukur, Kosovën. Krenare”, shkruan bashkangjitur postimit Ora.
Princi i Uellsit pritet të vizitojë Kosovën këtë muaj, sikurse është raportuar rreth dy muaj më parë, kështu që artistja lë të nënkuptohet se e ka prezantuar më së miri vendlindjen e saj.
Top Channel