Zlatan te Man. United? Kontakte me Mourinho-n

08/03/2016 00:00

Jose Mourinho kërkon Zlatan Ibrahimovic te Manchester United. Sipas asaj që publikohet në median franceze, tekniku portugez që pritet të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm ka kontaktuar me sulmuesin e PSG për të parë mundësinë e transferimit të tij në “Old Trafford.

Zlatan Ibrahimovic, ka një kontratë me kampionët e Francës deri në fund të këtij sezoni, por klubi transalpin ende nuk i ka ofruar atij rinovimin e saj, duke lënë të kuptohet se suedezi ka shumë të ngjarë që të largohet nga Franca.

Edhe gjatë merkatos së fundit u fol shumë për një largim të mundshëm të 34-vjeçarit suedez nga PSG, por në fund të merkatos ai vendosi të qëndrojë në “Parc des Princes”, tashmë na duhet të presim merkaton e verës për të mësuar nëse gjigandi suedez do të ndryshojë ekip.

Aktualisht PSG është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer, duke udhëhequr kampionatin me diferencë të madhe nga ndjekësit, ndërsa në Champions do të luajë ndeshjen e kthimit këtë të mërkurë në Londër ndaj Chelsea. Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 2-1 të francezëve.

Top Channel