Ronaldo ka besimin e Zidane, trajneri kërkon ta mbajë në Madrid

08/03/2016 00:00

Zinedine Zidane i kërkon Realit të Madridit që të mbajë Cristiano Ronaldon në Spanjë.

Jo pak herë është folur për largimin e sulmuesit portugez nga Reali, duke parë edhe problemet që futbollisti ka pasur në raportet me tifozerinë e skuadrës madrilene, ku në disa raste ai është fërshëllyer.

Zidane deklaroi se Ronaldo duhet të qëndrojë ende te Reali pasi është shumë i rëndësishëm, pavarësisht fërshëllimave të tifozëve.

Pak ditë më parë, e përditshmes “Sport” shkruajti se Reali i Madridit duket se do t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë në muajt e verës. Sipas saj Zidane po mendon të largojë 10 futbollistë nga skuadra. Në këtë listë përfshiheshin edhe lojtarë si Sergio Ramos apo edhe Cristiano Ronaldo, por tashmë duket se trajneri francez ka një tjetër mendim për portugezin 31-vjeçar.

Ajo që kërkon të bëjë Zidane është që të krijojë një ekip tërësisht sipas kërkesave të tij dhe disa nga emrat që shfaqen në listën e dëshirave të francezit janë De Gea, Hazard, Pogba e Lewandowski.

Top Channel