Guardiola takohet me drejtuesin e City-t në Amsterdam

08/03/2016 00:00

Sezoni 2015/2016 nuk është mbyllur ende, por kjo nuk e pengon Pep Guardiola-n të mendojë për skuadrën e tij të ardhshme, Manchester City-n.

Sipas asaj që publikohet në median holandeze, tekniku 45-vjeçar është parë në Amsterdam ku është takuar me një prej drejtuesve të Citizens, Txiki Begiristain.

Mësohet se temë e këtij takimi mes tyre ishte çështja e merkatos, me Guardiola-n që duket se i kërkoi Begiristain të bëjë një tentativë për blerjen e Riechedly Bazoer nga PSV-ja dhe mbrojtësin e majtë Willems të Ajaksit.

Top Channel