Në mes të operacionit antiterrorist… për të filmuar me celular

08/03/2016 00:00

Pesë xhihadistë u vranë në Ben Guerdane të Tunizisë, një qytet kufitar me Libinë, nga forcat e sigurisë. Por e veçanta e këtij operacioni mjaft të rrezikshëm, është se një numër i madh banorësh të zonës ndiqnin nga pas policinë duke filmuar me celular.

Ngjarja është në kufijtë e sureales, ku në disa raste madje, këta persona edhe kanë penguar policinë në detyrën e saj, përveçse kanë vënë në rrezik kokën e tyre.

Disa video nisën nga skena e operacionit antiterrorist kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale. Për shembull në një video prej tyre mund të shihet efektivi i policisë që përpiqet të qëllojë mbi xhihadistin e fshehur, por nga ana tjetër u përsërit herë pas herë njerëzve të largohen nga vendi i ngjarjes. Por duket se njerëzit nuk e dëgjojnë, duke vazhduar ti shkojnë nga pas.

France 24 shkruan se kjo lojë e ‘maces me miun’ vazhdoi për disa minuta, dhe policia nuk mundi të ndërtonte një barrierë. Për fat të keq një civil mbeti i vrarë nga një plumb qorr, dhe një polic u plagos.

Top Channel