Vokalisti i AC/DC ka rrezik të shurdhohet

08/03/2016 00:00

Grupi i famshëm i “rock”-ut AC/DC ka shtyrë pjesën e mbetur të turit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi këngëtari Brian Johnson po shurdhohet.

Banda postoi një komunikatë në faqen e saj zyrtare ku shpjegon se doktorët i kanë thënë vokalistit që të ndalojë menjëherë koncertet pasi ka rrezik të “shurdhohet krejtësisht”.

68-vjeçari Brian Johnson është vokalist i grupit që nga viti 1980.

Ky lajm i keq për grupin vjen pas atij të vitit të kaluar, kur bateristi Phil Rudd u dënua me 1 vit burg për zotërim lëndësh narkotike.

Ndërkohë, në vitin 2014 u tha se themeluesi i bandës dhe kitaristi Malcolm Young nuk do i bashkohej AC/DC në tur sepse vuante nga skleroza.

Top Channel