Shokuese, Maria Sharapova me doping

07/03/2016 00:00

Tenistja Maria Sharapova ka rezultuar pozitive në testin e dopingut, pasi 28 vjeçares iu ekzaminua në trup meldonium, substancë për të cilën ka thënë se e ka marrë që nga viti 2006.

Sharapova, një prej tenisteve më të famshme të të gjithave kohërave ka lajmëruar vetë nëpërmjet një konference për shtyp këtë lajm.

Pesë herë fituesja e turneve Grand Slam, tha se nuk ishte në dijeni të sanksioneve që mund të perballej, pasi përgjigjet e testit vijnë para fillimit të Australian Open.

Tenistja është shprehur se nuk është në dijeni për masat ndëshkuese që do të merren ndaj saj, por ajo shpreson që të mos e mbyllë karrierën në një mënyrë të tillë. Ajo është shprehur se më 22 dhjetor të vitit të kaluar është informuar nga WADA për substancat e ndaluara, por nuk i ka kushtuar rëndësi.

Sharapova deklaroi se e ka përdorur  këtë medikament prej 10 vitesh për arsye shëndetësore dhe ka qenë keshilluar nga mjeku i familjes. Por, sipas tenistes,  meldoniumi nuk ka qenë  një substancë e shpallur si e paligjshme nga agjencia kundër dopingut, WADA. Por, mesa duket më 1 janar  rregullat kanë ndryshuar dhe meldonium është kthyer në një medikament  të ndaluar.

Top Channel