“Çmenduria” e Chelsea-t, jep 120 mln paund për Bonucci-Pogba

07/03/2016 00:00

Chelsea hedh sytë nga Juventusi për merkaton e sezonit e ardhshëm. Sipas asaj që publikohet në median britanike, drejtuesit e klubit londinez që do të drejtohen nga Antonio Conte, janë gati të bëjnë çmenduri financiare për të sjellë në “Stamnford Bridge”, Leonardo Bonucci-n dhe Paul Pogba.

Gjithnjë sipas medias britanike, Chelsea po përgatit një ofertë rreth 120 milionë Paund për këta dy futbollistë.

Mësohet se “Blutë” e Londrës kanë rezervuar 77 milionë Paund për mesfushorin francez dhe 40 milionë Paund për Bonucci-n, shifra këto që janë shumë tunduese dhe të vështira të refuzohen. Ajo që duhet të kuptohet është se cili është vullneti i këtyre futbollistëve, sidomos ai i mbrojtësit italian, i cili mund ta pëlqejë idenë për të përjetuar një aventurë të re në Premier League.

Përsa i përket Pogba-s, gara për të është shumë e fortë, pasi përveç Chelsea-t janë të interesuara edhe klube të tjera të rëndësishme europiane. Por jo vetëm kaq, kampionët e Anglisë nuk kanë lënë pas dore as  Juan Cuadrado për të cilin do të bëjnë gjithçka që ta rikthejnë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Top Channel