Aksident me pasojë vdekjen në Baltëz të Fierit

07/03/2016 14:00

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Baltëz të Fierit. Ngjarja ndodhi në aksin kryesor që lidh këtë zonë me qytetin e Fierit, ku 60-vjeçari Sherif Biba, banor i zonës, kishte ndaluar për të mbushur ujë në një çezmë në anë të rrugës.

Viktima kishte parkuar makinën e tij tip Volkswagen, ku kishte edhe enët të cilat do të mbushte me ujë. Pasi ka zbritur, ai është goditur nga një makinë tip Benz e cila vinte me shpejtësi në drejtim të viktimës.

Benz ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës duke goditur fillimisht makinën e parkuar e më pas drejtuesin e saj. Drejtuesi i Benzit, Selim Ferko, është ndaluar nga policia.

Top Channel