Ellis Battista akuzohet se ka vjedhur një dyqan që ishte i mbyllur, teksa ka marrë vetëm një paketë cigaresh. Deri këtu historia është normale, por çfarë bëri Ellis?

Pasi ka marr paketën e cigareve, ai i është drejtuar kamerave të dyqanit ku tregon se ka marrë paketën dhe ka lënë kartmonedhën prej 6 dollarësh. Por u arrestua nga policia sapo doli nga dyqani.

Battista ka thënë se ka qënë i dehur në momentin e ngjarjes dhe se nuk ka patur qëllim të vjedhë dyqanin. Sipas policisë dëmi i shkaktar në thyerjen e derës kryesore është 800 dollarë.

Detektivët thonë se dyqani që qëndron i hapur 24 orë në 24 ishte vetëm pak metra nga dyqani ku Ellis hyri me forcë. Tashmë ai është në liri me kusht, pasi akuzohet për vjedhje me thyerje.

Top Channel