Nicole tregon format në breg të detit

07/03/2016 00:00

Kohët e fundit zbuloi se po punonte shumë për të qenë në formën perfekte fizike për vitin 2016, por Nicole Scherzinger ka vërtetuar se është që tani aty ku duhet.

Të shtunën ajo realizoi një set fotografik buzë detit me bikini dhe në një nga fotot shihet e shtrirë, me njërën dorë duke mbajtur flokët e me tjetrën në ijë.

Disa ditë më parë, këngëtarja 37-vjeçare kishte zgjedhur një bikini shumëngjyrësh për një pozë në pishinë dhe në shkrimin shoqërues të fotos lexohej: “Duke punuar fort për t’u rikthyer në formë! 2016, po vij!”

Aktualisht, pas ndarjes nga Lewis Hamilton majin e kaluar, Nicole është e lidhur me tenistin Grigor Dimitrov.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel