Interi, 3 gola, 3 pikë dhe shpresë për Champions

06/03/2016 22:45

Interi rinisi sprintin për vendin e tretë që të kualifikon në Champions League sezonin që vjen, duke marrë një fitore të merituar 3-1 ndaj Palermos.

Në “San Siro” zikaltrit ishin skuadra më e mirë duke shënuar 3 herë në portën e ishullorëve. Ljajic me një goditje të saktë jashtë zonës dhe më pas Icardi krijuan një avantazh komod para se Palermo të ngushtonte diferencën me Vazquez. Zhytja me kokë e Perisic, 9 minuta nga nisja e pjesës së dytë, ishte epilogu i një mbrëmje të bukur në fushë dhe në shkallët e “San Siro”-s.

Pas kësaj fitoreje Interi mban vendin e pestë me 51 pikë, 5 më pak se Roma e vendit të tretë dhe 2 pikë larg nga Fiorentina e vendit të katërt.

Top Channel