Përpjekjet e mundimshme të një miu (VIDEO)

06/03/2016 00:00

Kemi parë videon të shumta kur njerëzit tentojnë të ngjiten në shkallët lëvizëse të cilët në fakt shërbejnë për të zbritur, por të tentonin edhe minjtë ta bënin një gjë të tillë as na kishte shkuar ndonjëherë ndërmend.

Një video është publikuar së fundmi në internet, ku një mi në një qendër tregtare ndodhet mbi parmakët e shkallëve zbritëse, ndërsa bën përpjekje të mundimshme për të arritur në krye.

Pas një tentative të gjatë dhe të lodhshme, miu ia arrin qëllimin dhe mbërrin në krye të shkallëve në një ambient fare të papërshtatshëm për të.

Top Channel