Diskriminuan kamerierin, pronari përzë klientët

06/03/2016 00:00

Andy Foster punon si kamerier në restorantin “Grenache”, në Manchester të Britanisë së Madhe, pronarët e të cilit janë tepër të kënaqur me përpjekjet e tij për të dhënë maksimumin, edhe pse vuan nga sëmundja e autizmit.

Megjithatë, disa nga klientët e restorantit nuk kanë qenë të kënaqur, e për këte arsye u ankuan tek i zoti i tij, Mike Jennings. “Nuk duam të shërbehemi prej tij”, “Po përse e mban një njeri të tillë në punë”, ishin reagimet e tyre.

Përgjigjja e Jennings nuk deshi shumë që të bëhej virale në Facebook.

“Ne, në Grenache, stafin e punësojmë në bazë të eksperiencës, dijeve dhe pasionit që kanë për punën. Jo për ngjyrën e lëkurës, as për pamjen e jashtme, as për sa tatuazhe kanë në trup, për masën e rrobave, besimin fetar apo sëmundjet. Ne nuk diskriminojmë! Nëse ju, nga ana tjetër, e bëni një gjë të tillë, atëhere jeni të lutur të mos rezervoni më një tryezë në restorantin tonë. Ju nuk meritoni kohën, mundin dhe respektin tonë!!!”, ka thënë Jennings.

Foster u diagnostikua me autizëm 7 vite më parë e thotë se, nuk është hera e parë që diskriminohet për shkak të sëmundjes.

Top Channel