Kur derbi londinez nis jashtë stadiumit (FOTO)

06/03/2016 00:00

Policia angleze u detyrua të përdorte shkopat e gomës për të ndarë tifozët e Arsenalit nga ata të Tottenham Hotspurs, pasditen e së shtunës, përpara nisjes së derbit londinez.

Jashtë stadiumit “White Hart Lane” pati një sherr masiv mes tifozëve të të dyja skuadrave, edhe pse kishte një prezencë të madhe policore.

Policia konfirmon se dy persona janë arrestuar.

Herën e fundit që këto dy skuadra janë përballur në fushën e Tottenhamit, tifozët e Arsenalit shkulën gardhin jashtë stadiumit, ndërsa në ndeshjen e kthimit, ata të Tottenhamit u hakmorën duke prishur tualetet e stadiumit të Arsenalit.

Ndeshja Tottenham-Arsenal përfundoi në barazim 2-2.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel