Doberman vs Puma, dyluftimi i ashpër

05/03/2016 00:00

Një Doberman dhe një puma në një betejë të ashpër me njëri-tjetrin jhanë filmuar nga kamerat e një ndërtesë në kopshtin e saj. Pamjet shikojnë qenin e lidhur me zinxhir jashtë shtëpisë që leh në drejtim të kafshës së egër.

Në pak sekonda kafshët mbërthehen me njëra-tjetrën duke nisur një dyluftim deri në vdekje. Doberman fillimisht arrin të zmbrapsë felinin, teksa gjakosen të dy.

Megjithatë, ndoshta dhe për shkak të zinxhirit në qafë, qeni mposhtet nga puma.

Por ka qënë ndoshta pikërisht zinxhiri i qafës që i ka shpëtuar jetën, pasi puma u largua. Në pak minuta, doberman duket sikur ngjallet prapë duke kërkuar në kopësht për kafshën e egër.

Top Channel