Meta bashkohet me festën e Partizanit

05/03/2016 00:00

Nëse deri në këtë moment politikani tifoz me i spikatur ka qënë Erion Braçe, ultras i Partizanit, tanimë një tjetër figurë e njohur e politikës i bashkohet tifozerisë së kuqe.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është bashkuar në festën e radhës së të kuqve, në derbin e madh të kryeqytetit.

Meta ka qënë i ftuar special i presidentit Gaz Demi. Në foto Meta shfaqet në krah të presidentit të të kuqve, drejtorit teknik Starova dhe Genc Tomorrit.

Një tjetër tifoz i njohur i të kuqve të kryeqytetit është dhe ministri Klosi. Ai së bashku me Braçen nuk mungojnë asnjëherë në ndeshjet e ‘demave’.

FOTO GALERI
1/1
Kreu i Kuvendit i ftuar nga presidenti i të kuqve

Top Channel