Serie A, Roma merr fitoren e 7 radhazi, mposhti 4-1 Fiorentinën

04/03/2016 00:00

Roma ka marrë fitoren e 7 radhazi në Serie A, duke mposhtur me një rezultat bindës dhe me një lojë të bukur Fiorentinën, 4-1 në “Olimpico”.

Stephan El Shaarawy po kalon një formë të shpëlqyer dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e së premtes mbrëma, duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 22-të. Vetëm 5 minuta më pas verdhekuqtë shënojnë sërish me Salah, ndërsa në minutën e 38-të Perotti e çoi në 3-0 rezultatin. Por golat nuk kishin mbaruar këtu në pjesën e parë, pasi tani ishte radha e Ilicic, i cili ngushtoi diferencën në 3-1 në minutat shtesë.

Edhe në pjesën e dytë ishte sërish Roma që diktoi lojën, madje ekipi i drejtuar nga Spaleti shënoi edhe golin e katërt në këtë takim, autor ishte sërish Salah, i cili e vulosi rezultatin në 4-1.

Me këtë fitore Roma konsolidon pozitat në vendin e tretë dhe gjendet vetëm 2 pikë larg nga Napoli i vendit të dytë.

Top Channel