Teknologjia e vijës së portës në finalet e këtij sezoni

04/03/2016 00:00

Teknologjia në vijën fatale për të vendosur nëse është gol apo jo, do të nisë të aplikohet që këtë sezon, duke shkurtuar kohët e programuara për implementimin e sistemit që ndan tifozeritë.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që të përdoret ky sistem në ndihmë të arbitrave që në finalen e këtij viti në Ligën e Kampioneve në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Teknologjia e vijës së portës do të jetë gjithashtu prezente edhe në finalen e Europa Ligës në “St. Jakob Park” në qytetin e Bazel, sipas vendimit të fundit të qeverisë së futbollit Europian.

Kjo u konfirmua në konferencë për shtyp nga zëdhënësi Pedro Pinto.

Të dy turnetë që mbledhin skuadrat më të mira në futbollit kontinental, të paktën për sfidat e fundit të këtij sezoni, nuk do të kenë raste të diskutueshme nëse sfera ka kaluar apo jo vijën fatale.

Top Channel