Kombëtarja e femrave mundet 0-4 nga Ukraina

04/03/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e femrave u mund 0-4 nga Ukraina duke regjistruar humbjen e pestë në po kaq ndeshje në eleminatoret e Europianit Holandë 2017.

Apanashenko kaloi miket në avantazh me anë të një 11-metërshi në minutën e 17. Skuadra e drejtuar nga Altin Raklli nuk arriti të mbledhë veten dhe 3 minuta më pas pësoi edhe golin e dytë.

Me rifillimin e lojës, ukrainaset shënuan sërish. Këtë herë ishte Bajraktari ajo që dërgoi gabimisht topin në portën tonë.

Në minutën e 84, Kravets me golin e saj vulosi fitoren e parë të përfaqësueses së Ukrainës në këto eleminatore, ndërkohë që Shqipëria e Rrakllit vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 0 pikë.

Top Channel