Në kërkim të Nina Simones

04/03/2016 00:00

Nuk është e zezë mjaftueshëm dhe, me këtë argument, kritikët janë hedhur kundër Zoe Saldanës së përzgjedhur për t’i sjellë publikut të gjerë figurën e këngëtares legjendare të “Soul”-it dhe “Jazz”-it, Nina Simone.

Megjithatë, studioja prodhuese e filmit i ka dalë në mbrojtje aktores, me nënën nga Puerto Rico dhe babanë nga Republika Domenikane.

Saldana, – tha themeluesi dhe presidenti i “RLJ Entertainment”, Robert Johnson, – nuk duhet gjykuar nga ngjyra e lëkurës, por nga performanca e saj.

“Është shumë e rëndësishme, që kreativiteti dhe cilësia e interpretimit të mos gjykohen kurrë në baza ngjyre, etnie apo ngjashmërie fizike. Cilësia e kënaqësisë që ofron, duhet matur me forcën e krijueshmërisë dhe angazhimit të ndërmarrë nga një aktor ose aktore, për të ofruar një perfomancë sa më të mirë”, tha Robert L. Johnson, president i “RLJ Entertainment”.

Pas prezantimit të “trailer”-it të filmit këtë javë, kritikat vërshuan lumë ndaj “make up”-it të përdorur për të errësuar lëkurën e 37-vjeçares dhe faktit, që mbante një protezë në hundë me qëllimin t’i afrohej portretit të Simones.

Një numër i madh admiruesish të këngëtares mësynë mediat sociale, me pretendimet se ka plot aktore të tjera shumë të zonja afroamerikane, që mund ta interpretonin farë mirë rolin e muzikantes së famshme.

Top Channel