United-Chelsea, garë për Icardin

04/03/2016 00:00

Mauro Icardi vihet në shënjestrën e klubeve të Premier League. Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport” klubet që janë vënë në garë për sulmuesin e Interit janë Manchetser United dhe Chelsea.

Madje “djajtë e kuq”, që pritet të drejtohen nga Jose Mourinho, kanë përgatitur edhe shifrën që do të ofrojnë për blerjen e Icardit që arrin në 40 milionë euro.

Por, në këtë pikë, gjithçka varet nga rezultatet e Interit. Nëse zikaltrit do të dështojnë në tentativën për të hyrë në zonën e Ligës së Kampioneve atëherë argjentinasi mund të largohet nga Milano.

Top Channel