Zenit kërkon Manuel Pellegrinin

04/03/2016 00:00

E ardhmja e Manuel Pellegrinit mund të jetë në kampionatin rus të futbollit.

Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail” sipas të cilit Zenit është skuadra që kërkon shërbimin e trajnerit kilian i cili në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City.

Gjithnjë sipas “Daily Mail”, Villas Boas do të largohet nga Zenit dhe drejtuesit e këtij klubi u vunë menjëherë në lëvizje duke shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Pellegrinit një kontratë me një pagë prej 3 milionë paund në vit.

Top Channel