Eksod te Reali, rrezikojnë Ronaldo e Ramos

04/03/2016 00:00

Reali i Madridit duket se do t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë në muajt e verës.

Sipas të përditshmes “Sport”, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane po mendon të largojë 10 futbollistë nga skuadra, eksod që mund të prekë edhe yjet e saj si Sergio Ramos apo edhe Cristiano Ronaldo.

Gjithnjë sipas “Sport”, disa prej emrave që mund t’i thonë lamtumirën Realit janë edhe Pepe së bashku me Arbeloan, Iscon, James Rodrigez dhe Toni Kroos pa harruar Jese, Danilon e Casemiron.

Ajo që kërkon të bëjë Zidane është që të krijojë një ekip tërësisht sipas kërkesave të tij dhe disa nga emrat që shfaqen në listën e dëshirave të francezit janë De Gea, Hazard, Pogba e Lewandowski.

Top Channel