Meha i shënon Beshiktashit në Kupën e Turqisë

04/03/2016 00:00

Alban Meha rikthehet vendimtar për ekipin e tij të Konyasporit këtë herë në Kupën e Turqisë, duke i shënuar një gol të bukur Beshikatashit në ndeshjen e kthimit, kur edhe në ndeshjen e parë Konyaspor kishte fituar 1-2.

Ndeshja e kthimit po shkonte drejt një barazimi pa gola, por Meha vendosi të lërë shenjë në këtë takim, duke shënuar me anë të një goditje nga jashtë zone 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Tashmë Konyaspori kalon në gjysmëfinale të kupës duke bërë një kualifikim surprizë ndaj Beshiktashit. Po ashtu edhe në kampionat, Konyaspor po bën një paraqitje mjaft të mirë, duke u renditur në vendin e tretë.

Ky ishte goli i parë për mesfushorin shqiptar në Kupën e Turqisë dhe i pesti sezonal me Konyasporin, ku është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. 

Top Channel