Barcelona fiton 1-5 në transfertë, 3 gola nga Messi

03/03/2016 23:00

Barcelona ka marrë një tjetër fitore në La Liga, ku nuk mposhtet që prej 3 shtatorit të vitit të kaluar. Katalanasit fituan 1-5 në transfertë ndaj Vallecano-s.

Lionel Messi ka shënuar një tripletë në këtë takim, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Rakitic dhe Turan. Suarez, golashënuesi më i mirë këtë sezon për Barcelonën, humbi një 11-metërsh. Për t’u theksuar është fakti që vendasit e Vallecano-s u ndëshkuan me dy kartonë të kuq, ndërsa goli i vetëm për ta u shënuan nga Manucho.

Me këtë fitore Barcelona e zgjeron diferencën nga Atletico e vendit të dytë në 8 pikë, ndërsa Reali që renditet i treti është 12 pikë larg ekipit të Luis Enrique-s.

Top Channel