Ekspozitë për Muhammed Aliun

03/03/2016 00:00

Të premten do të hapet në Londër një ekspozitë ku në qendër të saj do të jetë legjenda e boksit, Muhammed Ali.

Në të do jenë objekte që ka përdorur amerikani në ring gjatë karrierës së tij. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri në 31 gusht të këtij viti.

74-vjeçari, i cili konsiderohet si boksieri më i madh i të gjitha kohërave, pritet të fluturojë në Britani për të parë ekspozitën, por vetëm nëse shëndeti i tij ia lejon udhëtimin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel