Kur e refuzojnë edhe Rihannan

03/03/2016 00:00

Së fundmi në mediat rozë është përfolur për një marrëdhënie të mundshme mes Rihannas dhe Drake, por duket se ky i fundit nuk është aspak dakord të nisë një lidhje me yllin e pop-it.

Sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, është reperi ai që ka refuzuar këtë romancë pasi nuk është gati për diçka serioze.

“Drake dhe RiRi kanë një tërheqje të madhe me njërit-tjetrin. Ai është shumë i dhënë pas saj, por është i bindur se Rihannas ose duhet t’i përkushtohesh totalisht, ose s’duhet të kesh asgjë. Ai nuk është gati për diçka serioze”, ka thënë një burim.

I njëjti burim tregon se RiRi ndihet e shkatërruar nga refuzimi i reperit. “Ai dëshiron të jenë thjesht miq dhe jo i dashuri i saj, gjë që e ka shkatërruar Rihanna-n”, shtoi burimi.

Thashethemet për një lidhje mes 27-vjeçares dhe reperit lindën pas performancës së tyre në “Brit Awards” të cilët prezantuan këngën e tyre më të re “Work”.

Top Channel