Gerard Butler grushton gazetarin

03/03/2016 00:00

Gerard Butler ishte i ftuar i Ross King dhe si dy skocezë të mirë folën gjerë e gjatë për shumë tema.

E gjithë biseda mes aktorit dhe gazetarit u përqendruar kryesisht tek karriera artistike e Butler dhe rolet e tij dhe po me humor u mbyll gjithçka.

Ross King kërkoi të dinte më shumë rreth skenave “me të fortë” që ka luajtur jo rrallëherë Butler dhe në fund sfidoi aktorin.

“Si dy skocezë që jemi, kush mendon se do të fitonte nga ne në një duel tek për tek?”, dhe pa mbaruar mirë pyetja mbërrin grushti.

Butler godet gazetarin dhe më pas thotë: “E di që shumë prej jush kanë pritur që ta bëja këtë më herët”.

Top Channel