PDK ndërron logon, Komuna e Prishtinës kërkon të pajisen me leje

03/03/2016 00:00

Inspektorët e Komunës së Prishtinës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, nuk lejuan Partinë Demokratike të Kosovës që të vendosë logot e reja të saj, në vend të posterave me Hashim Thaçin, në muret e selisë së PDK-së në Prishtinë.

Inspektorët komunalë kanë thënë se, nuk mund të vendoset posteri i ri pa leje nga komuna. Inspektorët e komunës, pas konsultave me zyrtarët e PDK-së, përgjegjës për objektin e partisë, shkruan një procesverbal dhe u pajtuan, që logoja e re e partisë të mos vendoset pa u pajisur me leje nga komuna.

Para festimeve të Pavarësisë, Komuna – e kryesuar nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, – kishte ngritur shqetësimin edhe për ndërrimin pa leje të posterit të Ibrahim Rugovës, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Top Channel