Alexandra, miliarderja më e re e botës

03/03/2016 00:00

Për shumë njerëz, ëndrra për të qenë miliarder nuk realizohet asnjëherë, por kjo nuk vlen për 19-vjeçaren norvegjeze, Alexandra Andresen, e cila llogaritet si miliarderja më e rë në botë.

Pasuria e saj vlerësohet me 1.2 miliardë dollarë dhe është përfshirë në listën e njerëzve më të pasur të “Forbes” për vitin 2016. Edhe motra e saj, 20-vjeçarja Katharina, vlerësohet të ketë një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh.

Kjo për shkak se ato gëzojnë 42.2% të aksioneve të kompanisë së tyre “Ferd Holding” që në të vërtetë menaxhohet nga i ati. Ky i fundit vendosi të shpërndajë aksionet në vitin 2007, por vazhdon të jetë njeiru kryesor në kompani.

Andersen është e bija e Johan Andersen, një investitori me origjinë nga Oslo. Pasioni i saj është kalërimi dhe deri më tani nuk ka dhënë shenja se do të merret me punë të tjera.

“Të kalëroj, kjo është ajo çfarë dua të bëj në jetën time”, u shpreh ajo për një media lokale. Kalëron që kur ishte 3-vjeçe dhe ka fituar medaljen e artë e të argjendtë në kampionatin e hipizmit gjatë viteve 2013-2014.

Ajo besohet të jetë në një lidhje me Joachim Tollesfsen, 24-vjeçari që njihet si mjeshtër i arteve marciale.

Familja e Anderesen u pasurua falë biznesit të tyre në industrinë e duhanit, ndërsa tani “Fred Holding” menaxhon fondet që janë të destinuara për investime me rrezikshmëri të lartë.

FOTO GALERI
1/3
Pronarët e "Fred Holding"

Top Channel