Renditja e FIFA-s, kuqezinjtë ngjiten në vendin e 35

03/03/2016 13:40

FIFA ka publikuar renditjen e përfaqësueseve të futbollit për muajin shkurt, ku kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi janë pozicionuar në vendin e 35-të, duke u ngjitur një pozicion më lart.

Muajin e kaluar Shqipëria ishte në vendin e 36, kjo lëvizje për shkak të rënies në renditje të Bregut të Fildishtë, i cili ka humbur 8 vende.

Përfaqësuesja jonë ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. ato të radhës pritet të jenë me Austrinë më 26 mars dhe me Luksemburgun 3 ditë më pas.

Ndërkohë, sa i përket vendeve të para, Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Argjentina, Spanja dhe Gjermania.

Top Channel