Grabitja “flash” e një dyqani armësh në SHBA (Video)

03/03/2016 00:00

Një video e grabitjes së një dyqani armësh në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është publikuar nga policia amerikane. Klipi tregon 10 persona që hyjnë në dyqan dhe ikin me rreth 50 armë me vete. Gjithçka brenda 2 minutash.

Videoja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqanit dhe tregon se si ata heqin derën e dyqanit duke përdorur një zinxhir të tërhequr nga një kamionçinë.

Pasi heqin qafe derën, ata futen me nxitim në dyqan dhe marrin çdo armë që mundin. Sipas “ABC 7”, grabitja zgjati vetëm 2 minuta.

Grabitja ka ndodhur në datën 1 mars dhe deri tani policia ka arrestuar shumë persona si të dyshuar për përfshirjen në këtë krim.

Top Channel