Pothuajse zyrtare: Antonio Conte, trajner i Chelsea

03/03/2016 11:45

Është pothuajse zyrtare: Antonio Conte do të marrë drejtimin e Chelsea pas përfundimit të Evropianit të Francës. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, padroni i “Bluve” të Londrës, Roman Abramovich, e ka marrë vendimin dhe tashmë ia ka komunikuar futbollistëve të skuadrës.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, këtë vendim manjati rus e kishte marë të premten e 26 shkurtit për të shkuar më pas në qendrën stërvitore të Chelsea në Cobram, duke u deklaruar hapur futbollistëve se Conte do të jetë në pankinën e kampionëve të Anglisë sezonin e ardhshëm.

Gara për të marrë drejtimin e Chelsea ishte e fortë, pasi një prej kandidaturave ishte edhe ajo e Diego Pablo Simeones. Në fakt, Abramovich kishte përcaktuar si zgjedhjen e tij të parë për Chelsea-n pikërisht Simeonen, por argjentinasi që është shumë i lidhur me Atleticon pati shumë dilema dhe kjo bëri që Abramovich të mos e priste më, për të zgjedhur më pas Conten, i cili do të firmosë me “Blutë” një kontratë 3-vjeçare për 6.5 milionë euro në sezon.

Top Channel