Në Lindje çaji është një rit mijëvjeçar që kuron bukurinë e shëndetin e trupit, por të krijon edhe mburojë ndaj klimës.

Çaji jeshil hidraton organizmit, të ndihmon të mos ndjesh uri, i bën mirë zemrës dhe lëkurës dhe lufton plakjen. A e dinit që mund ta përdorni dhe si ujë tonik? Ja si të shfrytëzojmë të mirat e këtij lloj çaji për trupin dhe për mendjen.

I bën mirë zemrës
Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, dhe sipas studimeve të ndihmon të luftosh aterosklerozën, duke ndihmuar shëndetin e arterieve koronare. Edhe pse nuk ka një shpjegim të plotë studiuesit thonë se nëse konsumohet përditë ul nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, me efekte pozitive në aparatin kardiovaskular. Por për të reduktuar një rrezik të infarkteve do të ishin të mjaftueshme tre filxhanë çaji jeshil ose i zi në ditë.

Kundër urisë
Falë katekinës (antioksidant) në çajin jeshil, luftohen radikalet e lira dhe largon urinë duke të dhënë ndjesinë e ngopjes. Kjo e bën çajin një aleat të fortë gjatë një diete, kur të duhet të pish një pije të nxehtë dhe që të ndihmon dhe në nivel psikologjik.

Si ta përgatisësh?
Gjatë natës humbasim shumë kripëra minerale dhe kur zgjohemi është shumë e rëndësishme të kemi një nivel të mirë hidratimi. A e dini që uji për çaj nuk duhet të arrijë temperaturën e zierjes? Për të përgatitur një çaj të mirë jeshil, uji duhet të jetë në temperaturën 70-80 gradë Celcius. Fokusohuni tek cilësia. Ju mjafton vetëm një sasi e vogël, një lugë kafeje për katër filxhan çaji. Ndryshe nga sa thuhet, nuk është nevoja për sasi më të madhe.

Për lëkurën
Gjethet e çajit jeshil janë të njëjtat si çaji i zi, pavarësisht mënyrës së përpunimit ruajnë një sasi të madhe të substancave antioksidante. Çaji jeshil është një anti-inflamator dhe anti-bakterial. Çajin jeshil mund ta fusni në një shishe, do ishte më mirë të ishte e errët, dhe ta ruani për disa ditë ne frigorifer dhe mund të shtoni nëse dëshironi limon ose qumësht. Pastaj vendoseni mbi një garzë ose peshqir dhe vendoseni në lëkurën tuaj. Kjo është një recetë e thjeshtë për të qetësuar sytë dhe lëkurën nga lodhja.

Top Channel