Një “Oscar” edhe për të brendshme!

02/03/2016 00:00

Fituesja e çmimit “Oscar”, Brie Larson, duket shumë në formë dhe gati për ndonjë çmim tjetër, nëse vendos t’i futet ndonjë konkursi bukurie.

Ylli, që triumfoi në nominimin për “aktoren më të mirë” të dielën, është shfaqur vetëm me të brendshme pink.

Aktorja 26-vjeçare prej dy vitesh është në lidhje me anëtarin e rock grupit amerikan Phantom Planet, Alex Greenwald.

Aktualisht, Brie Larson, është e angazhuar me filmin “Free Fire” dhe mjuzikëllin “Basmati Blues”, si dhe do të kemi mundësi ta shohim vitin e ardhshëm në filmin “Kong: Skull Island”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel