Reali i Madridit do Allegrin

02/03/2016 12:30

Reali i Madridit nuk kufizohet vetëm me interesin për Ernesto Valverden. Klubi madrilen tashmë duket se i ka hedhur sytë nga Juventusi, duke vënë në qendër të vëmendjes trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri.

Mësohet se këshillën për t’u interesuar për livornezin, Perez e ka marrë nga Adriano Galliani, me këtë të fundit që e vlerësoi punën e kryer nga Allegri kur ishte pjesë e Milanit.

Nuk është hera e parë që emri i Massimiliano Allegrit lakohet në zërat e merkatos së transferimeve. Fillimisht, livornezi u fol për një kalim të mundshëm te Manchester United, që në fund preferoi Jose Mourinhon. Më pas, në skenë dioli emri i Chelsea, por pankina e londinezëve duket se do t’i besohet Contes. Në fund, u fol se Allegri mund të merrte drejtimin e kombëtares italiane, por në këtë rast kandidatura më e fortë është ajo e Roberto Mancinit.

Massimiliano Allegri ka me Juventusn një kontratë deri në vitin 2017 dhe Beppe Marota, duke parë situatën që po krijohet rreth tij, filloi të lëvizë për rinovimin e saj. Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve të Italisë do t’i ofrojë teknikut një kontratë deri në vitin 2018, me një pagë prej 4.7 milionë euro në sezon.

Top Channel