Dekolteja e ekzagjeruar e Margot Robbie

02/03/2016 00:00

Tina Fey mund të jetë protagonistja kryesore e filmit, por Margot Robbie ishte ajo që tërhoqi vëmendjen në premierën në Nju Jork të “Whiskey Tango Foxtrot”.

Aktorja 25-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të zi me një dekolte ekstreme për shfaqjen e parë të filmit ku ka një rol dytësor.

Filmi tregon historinë e një gazetareje, e interpretuar nga Tina Fey, e cila tregon për punën e saj në Afganistan dhe Pakistan.

Në këtë film, përveç Tina Fey dhe Margot Robbie, interpretojnë edhe Billy Bob Thornton, Martin Freeman, Alfred Molina, Christopher Abbott dhe Nicolas Braun.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel