Bën tatuazh “Mjekrën” në pulpë. Rezultati është i mrekullueshëm

02/03/2016 00:00

Një tifoz i Houston Rockets ka vendosur që në pulpën e këmbës së majtë të bëjë një tatuazh të James Harden, yllit të skuadrës teksane, që aktualisht renditet në vendin e tetë të Konferencës së Perëndimit në NBA.

Tatuazhi është një vepër e vërtetë arti, pasi në fytyrën dhe mjekrën e lojtarit të Houston duken edhe pikat e djersës. Tatuazhi është bërë nga Steve Butcher, një artist nga Zelanda e Re, ndërsa pronari i tatuazhit është Dylan Kake.

Tatuazhi është bërë pas 6 orësh punë.

James Harden, i cili njihet ndryshe edhe si “The Beard” (Mjekra), është aktualisht pikëshënuesi i dytë më i mirë i sezonit të rregullt në NBA, me një mesatare prej 28.5 pikësh për ndeshje, i kaluar vetëm nga Stephen Curry i Golden State Warriors (30.1 pikë për ndeshje).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel